Komiteti i Helsinkit, ka kërkuar nga Ndërmarrja Publike e transportit urban të përdor sistemin i cili me zë njofton udhtarët për ndalesat e autobusit për t’u mundësuar personave të verbër dhe me shikim të dobët të përdorin pa pengesa transportit piblik. Komiteti i Helsinkit mospërdorimi e sistemin e zërimit e konsiderojnë si formë të diskriminimit për personat me aftësi të kufizuar sepse pamundëson të verbërit dhe personat me shikim të dobët të përdorin shërbimet e transportit publik.
‘’Konsiderojmë se është veçanërisht e rëndësishme që këta njerëz të mund të përdorin transportin publik në mënyrë të pavarur, pa kërkuar ndihmë nga udhëtarët e tjerë. Përparsi për bjeren e autbusëve të ri ishte pikërisht qasja për të gjithë, kurse përdorimi i sistemit zërues nuk kërkon investim financiar shtesë sepse tashmë ekziston dhe përdorimi i tij do të përmirësojë shërbimet e transportit publik për të gjithë udhëtarët ‘’, thuhet në reagimin e Komitetin e Helsinkit.
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Ndërmarrjes publike, e cila ka njoftuar se të gjithë shoferët e autobusëve detyrimisht do ta aktivizojnë sistemin zërimit për tregimin e ndalesave të autobusit.
A.М
Аlmakos