Tifogrupi i skuadrës së Vardarit nga Shkupi, “Komiti” kanë ndezur 87 fakele (viti që ekzistojnë si tifogrup) në minutën e 47-të (viti kur është formuar FK Vardar) pas orës 21:00, të ndalur në kolonë të gjatë 500 metra nga ujësjellësi i Gazi Babës te kodra hekurudhore.
Në facebook kanë sqaruar përse paralajmërimi për festën e dy jubileve është bërë pikërisht në këtë kodër.
“Jubileu jorastësisht është paralajmëruar mbi Çair, nga aty kanë rrjedhur një prej ekipeve më të fuqishme të Komitëve, të cilat në kohërat e dikurshme kanë pasur një domethënie për qytetin, kishte domethënie kur Çairi ishte mjedis ku sundonin ngjyrat kuqezi të Vardarit, kur Çairi ishte arterie e qytetit të Shkupit, lagje atraktive për të jetuar, Shkupi i vjetër me ndjenjë dhe traditë të veçantë, me shenjë dhe njohje të vet..për nder të asaj kohe. Si jemi në lagjet tjera të Shkupit”, shkruajnë “Komiti” në facebook, duke shtuar se këtë jubile do ta festojnë në ndeshjen kundër Pelisterit më 19 nëntor./lajm