Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publik dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Sipas drejtorit të Komisionit Gjorgji Sllamkov, qëllimi i këtij memorandumi është thellimi i bashkëpunimit në lidhje me implementimin e të drejtës për qasje të lirë në informatat me karakter publik.
GJORGJI SLLAMKOV, DREJTOR I KMDQLIKP
“Në suaza të memorandumit janë parashikuar aktivitete konkret si realizim të trajnimeve, zbatim të përbashkët të fushatave, në përgjithsi këto janë aktivitete për ngritjen e vetëdijes publike tek qytetarët për të drejtën e qasjes deri tek informatat me karakter publik. Përmes kësaj së drejte qytetarëve u mundësohet që më mirë të njoftohen me punën e institucioneve, ata janë edhe poseduesit e informatave. Nga ana tjetër mundësohet edhe rritja e parimit të përgjegjësisë tek bartësit e funskioneve publike në lidhje me azutorizimet e tyre publike”.
Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani thotë se me këtë memorandum kanë për qëllim që të ngritet vetëdija e gazetarëve për të kërkuar ndihmën e Komisionit për qasje të lirë tek informatat me karakter publik gjithmonë kur do të hasin në problem apo me heshtjen e institucioneve.
NASER SELMANI, KRYETAR SHGM
“Kolegët e mi duhet ta kuptojnë se Komisioni është aleat i tyre në këtë betejë për t’i bërë institucuinet më të hapura dhe më transparente dhe qëllimi i dytë është që me përpjekjet të përbashkëta, përmes trajnimeve, fushatave të përbashkëta të shtojmë apo të ngrisim transparencën dhe llogaridhënien e informacioneve. Ne deri tani kemi pasur problemeve serioze me jotransparencën e institucioneve. Ka institucione që fare i injorojnë pyetjet apo kërkesat e gazetarëve apo qytetarëve për të marrë informacione me karakter publik”.
Drejtori i Komisionit, Gjorgji Sllamkov, tha se në propozim ndryshimet e Ligjit propozon tejkalimin e problemit me heshtjen e administratës. Sipas tij, vitin e kaluar nga 758 ankesat e qytetarëve, 75 për qind e tyre kanë qenë për heshtjen e institucioneve./Shenja/