Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse nesër në mesditë do të mbajë mbledhje në të cilën do të diskutohet për situatën momentale epidemiologjike në shtet, konfirmoi për MIA-n mjeku Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit.
“Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse do të mblidhet nesër në orën 12 dhe në mbledhje do të shohim se për çka do të flitet. Do të diskutohet për situatën epidemiologjike ose rekomandimet do të miratohen në mbledhjen e nesërme, në formë të rekomandimeve ose konkluzioneve dhe do të bëhen të ditura menjëherë pas mbledhjes”, deklaroi Mehmedoviq.
Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse në mbledhjen e fundit nuk solli masa të reja restriktive. Në atë mbledhje, Komisioni u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes për shëndetin e tyre, të shmangin vizitat në hapësira të mbyllura dhe të pa ajrosura, përveç se kjo është urgjente. Në raste të tilla rekomandohet mbajtja e maskave mbrojtëse dhe mbajtja e distancës.
Mbesin të vlejnë masat për mbajtje të obliguar të maskave mbrojtëse në transportin publik, institucionet shëndetësore, barnatoret dhe institucionet e të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta.