– Komisioni Kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri sot solli Propozimvendime për dërgim të pjesëtarëve të ARM-së në operacionet paqësore në Afganistan dhe në Liban.
Për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Përkrahje e shkëlqyer” në Afganistan sipas këtij vendimi duhet të dërgohen tre eprorë të shtabeve të ARM-së dhe atë në Komandën kryesore të misionit në Kabull në periudhën prej gjashtë muajve nga dhjetori i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019, pastaj në periudhën e njëjtë 13 eprorë të shtabeve në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistencë në Kabul dhe 25 pjesëtarë të ARM-së në Njësinë për Mbrojtje të Forcave të Komandës Operative
Kryesore në Kabul.
Në vendim citohet se shpenzimet financiare për paga dhe kompensime të këtyre pjesëtarëve do t’ua sigurojë Ministria e Mbrojtjes, ndërsa shpenzimet e tjera i sigurojnë vendet partnere.
Për pjesëmarrje në operacionin paqësor “UNIFL” në Komandën e forcave të bashkuara qëllimore të Armatës së Italisë – sektori Perëndim në Liban do të dërgohen dy oficerë të shtabeve të ARM-së në periudhën nga tetori i vitit 2018 deri në prill të vitit 2019. Këto vendime për dërgimin e ushtarëve tanë në Afganistan dhe Liban Kuvendi duhet t’i sjellë në seancën e caktuar për më 29 gusht.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A
- Bali në luftë me mbeturinat: Robotët pastrues shpëtojnë plazhet e tij
- Policia malazeze thotë se e ka zbuluar plantacionin më të madh të drogës
- Zëvendëspresidenti i SHBA-së: Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën
- Dhuna është përshkallëzuar në rrugët e Beogradit, Vuçiq tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve – Si po reagon Brukseli
- Ibraimi i reagoi Kryeministrit Mickoski përmes një postimi në profilin e tij në Facebook
- VLEN: Me Mendi Qyrën, Struga më 19 tetor i jep fund korrupsionit dhe hap një faqe të re
- GAZA (PALESTINË)