Ish-ministri i shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili ka dalë nga ambientet e paraburgimit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Fillimisht Rrjepaj foli lidhur me objektin e hetimit të këtij komisioni.
Ai u shpreh se hetimi i projektit të sterilizimit nuk është i drejtë, pasi është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda tij.
“Sa i takon objektit të hetimit të këtij komisioni parlamentar duhet të jetë në përputhje në objektin të asaj gjejë që hetohet. Mendoj se të thuash po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda këtij projekti.”, tha ai.
Rjepaj: Sa i takon objektit të hetimit të këtij komisioni parlamentar duhet të jetë në përputhje në objektin të asaj gjejë që hetohet. Mendoj se të thuash po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda këtij projekti.
Sterilizimi është një shkurtim gjuhësor që nuk ka ardhur si rastësi. Ka qenë një tjetërsim, dhe ndoshta nuk ka qenë rastësi që debati dhe analiza me konkluzionet kanë ardhur si devijim i përkufizimit të këtij projekti.
Do të ishte mire që kur themi sterilizimi të kuptojmë një projekt që ka objektin e vet, ofrimin e setit të instrumenteve, ofrimin e veshjeve një-përdorimshe për personelin mjekësor, dezinfektimin e sallave, trajtimin e mbetjeve me risk biologjik si dhe administrimin e repartit qendror të sterilizimit. Këto elementë përmbajnë projektin që nuk është vetëm sterilizimi.
Avokati: A është marrë leja që Rjepaj të pyetet?
Vokshi: Ne kemi dërguar shkresa, në SPAK dhe gjykatë na është konfirmuar prania dhe dua të përsëris që Komisionet Hetimore bazuar edhe në kushtetutë bëjnë hetimin parlamentar të pjesës administrative.