Komisioni Evropian sot do ta prezantojë paketën e raporteve për progresin e vendeve në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për vitin 2025.
Sipas njoftimeve, komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, pasdite do ta paraqesë paketën për zgjerim para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, pas së cilës do të mbahet debat që pritet të fokusohet në arritjet e vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në procesin e tyre të anëtarësimit në BE.
Në paketën e raporteve, Komisioni Evropian e konfirmon përkushtimin e tij ndaj procesit të zgjerimit dhe perspektivës për “bashkimin e Evropës”, por njëkohësisht thekson edhe disa mangësi dhe dobësi në secilën prej vendeve kandidate.
Në raportin për Maqedoninë vlerësohet se vendi ka arritur përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave, se autoritetet maqedonase kanë vazhduar punën në implementimin e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, në reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe në zbatimin e planit të veprimit për mbrojtjen e pakicave.

									 
					
