Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot do të ketë takim me komisarin për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nil Muzhnieks, i cili qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë.
Siç bëri të ditur MPJ, në takim të dy ministrat do të bisedojnë për gjendjen me të drejtat dhe liritë e njeriut, obligimet ndërkombëtare të shtetit tonë në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe ngjarjet aktuale dhe rrjedhën e reformave të filluara në Republikën e Maqedonisë.