Vazhdon procesi gjyqësor për rastin “Lagjja e trimave”. Nga sot nis marrja ne pyetje e të akuzuarve i pari do të jap dëshminë i akuzuari Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli. Pas tij pritet dëshmi të jap edhe i akuzuari tjetër Andi Krasniqi, i njohur si Komnadant Malisheva.
Prokuroria në shumicën e rasteve këta dy të akuzuar i ka paraqitur edhe si udhëheqës të grupit të armatosur.
Në procesin gjyqësor për Lagjen e trimave akuzuar 37 persona nga të cilët 29 janë arrestuar në lagjen e trimave me 9 dhe 10 maj të vitit 2015 , ndërsa 8 më pas, të akuzuar si persona që i kanë dhënë ndihmë logjistike grupit të armatosur në Kumanovë.