Komandant Malisheva i “Grupit të Kumanovës” boton libër nga burgu, rrëfen për periudhën e tij në SHIK
Muhamet Krasniqi, i njohur me nofkën “Komandant Malisheva”, ka vendosur që shumë rrëfime për aktivitetet e tij t’i hedh në libër.
Krasniqi, i burgosur për rastin “Kumanova” në një lidhje direkte në RTV Dukagjini ka thënë se në libër është rrëfyer aktiviteti i tij në Shërbimin Informativ të Kosovës i njohur si SHIK.
“Në SHIK jam angazhuar pas luftës në Maqedoni që u zhvillua në vitin 2001. Kam qenë i angazhuar në SHIK deri në mbylljen e këtij shërbimi deri në vitin 2008 kur është shpërbë ky shërbim”.
Lexo Edhe:
Interi shitet te sheikët e Newcastle, Eksperti: Do bëhet klubi më i pasur në botë
‘Ky është vetëm fillimi’, Maxharraj: Më në fund fantazmës SHIK i ra maska
Është koha për ta pastruar urgjentisht sistemin e drejtësisë nga mbetjet kriminale të SHIK-ut që po ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar!
Komandant Malisheva thotë se SHIK ka bërë punë të mira për atdheun.
“Unë nuk kam mundur të gjejë ndonjë të metë. Ju e dini si funksion një shërbim sekret. Ndoshta edhe ndonjë familjar i imi ka mundur të jetë e unë nuk e kam ditur”.
Krasniqi thotë se bashkëpunëtorë në SHIK e ka pasur Fadil Demakun derisa thotë se eprorë e ka pasur Kadri Veselin.
Pas shuarjes së SHIK-ut në vitin 2008, Malisheva thotë se është marrë me biznes.
“Kam pasur përfaqësimin e një lloji të kafesë. Klientët kanë pasur respekt për mua dhe ma kanë marrë mjaft shumë kafen. Ai mund të konsiderohet suksesi im më i madh në biznes”.
Krasniqi thotë se pas 30 ditësh do të botojë edhe një tjetër libër por që kësaj radhe ka të bëjë me ngjarjet në Kumanovë.
“Vëllimi i dytë ka gjithçka për një ngjarje shumë të dhimbshme. Të përfshira në libër do të jenë të gjitha shërbimet sekrete dhe politikanët e përfshirë”.
Vëllimi i parë ku Komandant Malisheva flet për periudhën e tij në SHIK pritet të del në treg nga dita e hënë.