Mëngjesin e sotëm janë krijuar kolona të mëdha të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Kriva Pallankë për hyrje në Bullgari.
Më shumë se një kilometër është e gjatë kolona në hyrje të Bullgarisë nga Maqedonia, ndërsa qytetarët po presin me orë të tëra.
Në postën elektronike të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal kanë arritur foto ku shihet kolona e madhe e veturave në pikën kufitare në Kriva Pallankë duke pritur për të hyrë në Bullgari.