Ramadan Ramadani
Me aq sa pamë në këtë fushatën e nisur herët dhe para vaktit dy palët politike shqiptare ende se kanë nda mendjen nëse do bëjnë fushatë strikte lokale dhe komunale apo do kenë edhe qasje kombëtare, nacionale dhe ndërkombëtare. Krejt që mund të shihet deri tani është se VLEN më shumë është e përqëndruar në tema dhe përkrahje lokale siç janë edhe këto zgjedhje, kurse AKI më shpesh e më shumë përmend edhe tema kombëtare, bile nëpërmjet fushatës së Bujar Osmanit edhe ndërkombëtare. Nuk mund prej tash të dimë ose të konstatojmë se si do vijojë e përfundojë kjo fushata që thamë se edhe ka nisur herët e edhe para vaktit, por me aq sa sa pamë mundemi emrin me ja lanë: koktej fushatë! Pra më saktë ajo përzierja prej vetëm dy llojeve të pijeve freskuese që përdoret nëpër qytetet tona e që e quajmë shpricer; diku bozë e limonatë, diku bozë e boronicë e tash së fundmi po përzishin bile edhe limonatë e boronicë!
Fakti se fushata ka nisur edhe herët edhe para vaktit domethënë se do zgjase shumë dhe gjatë dhe çkamos mund të ndodhë deri në fund; të lodhet dikush, të gabojë ose edhe krejt fushata të degjenerojë sikur në rastin e Çairit që mund ta kape msyshi prej zilisë së krejt vendit ku shohim se një nënkomunë si Çairi po përmendet joproporcionalisht në krejt vendin, fushatën dhe bile rajonin. Kurse fakti se ja ka nisë kjo fushatë para vaktit dhe afatit ligjor të përcaktuar për te; domethënë se askush nuk do mund të thirret në kritere, rregulla e ligje pasi ato veç më janë të thyera me nisjen e fushatës para kohe!
Por, gjëja më e rëndësishme sigurisht që është vota dhe rezultati e pra me këtë qëndrimi i qytetarit ndaj kësaj fushate. Në fund të asaj ditës së diele në tetor do jenë me rëndësi numrat dhe rezultati; as shpresa e as hatri! Vota në fund të fundit është çështje e mendjes dhe zemrës e deri në fund njerëzit e matin. Nuk ka asnjë analizë, anketë ose parashikim që saktë mund ta gjeje se deri ku njerëzit e kanë mat se kë e kan më ngat! Sidomos jo në këtë koktej fushatë ku njerëzit mund të ndjekin fjalët lokale dhe muhabetet kombëtare, por të votojnë edhe njerëz dhe lista të pavarura. Asnjëherë nuk duhet haruar se sikur që partitë e kanë kujdes fushatën edhe qytetari kujdeset për votën!