Shumë herë por edhe tani, është praktikë që në periudhën para zgjedhore diskutohet për ndryshimin të Kodit zgjedhorë.
Përveç inkoorporimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, hapet edhe çështja e modeleve zgjedhore.Sipas profesorit univerzitarë Mersel Bilalli, sistemi me një njësi zgjedhore do të ishte i dëmshëm për shqiptarët pasi që do të zvogëlonte dukshëm numrin e deputetëve.Në gjithë këtë situate zgjidhja do të ishte sistemi elektronik i votimit.
“Nëse shkohet me sistemin një nëjsi zgjedhore,rrezikohet dukshëm të zvogëlohet numri i deputetëve shqiptarë sepse objektivisht pjesa dërmuese e tyre janë në megrim.Nëse shkohet në sistemin elektronik të votimit atëherë eliminohet ky rrezik ,pra shumë shtete demkoratike të botës mundësojnë sistem elektronik apo përmes postës .Kur është në pyetje sistemi elektronik çdo votues kudo që gjindet në vend të botës e ka kodin personal në bazë të së cilit shpreh vullnetin të votojë për një parti politike”, u shpreh për TVM2 profesori universitar Mersel Bilalli, përcjell PRESSonline.al
Sipas Bilallit nuk egziston një sistem ideal apo i përsosur zgjedhorë në botë. Sipas tij sistemi mazhoritar afron më shumë votuesin dhe kandidatin.Vlerëson se modeli i listave të hapura nuk është i përsosur ndërsa sa i përket sistemit të pragut në qoftë se pragu është i lartë eliminohet mundësia e pjesmarrjes së partive të vogla ,votat e të cilave kalojnë te partitë e mëdha.
“Ne mund të lavdërohemi …me sistemin mazhoritar që ka përparsitë e veta sepse qytetari drejtpërdrejtë zgjedh kandidatin e vet dhe ai është drejtpërdrejt i lidhur për elektoratin dhe interesat e tyre dhe jo për partinë dhe liderin .Sistemi proporcional ,pra kandidati lidhet për liderin dhe ato më pas margjinalizohen apo nuk u kushtojnë shumë rëndësi votuesve shpesh edhe votuesit nuk kanë mundësi kujt ti drejtohen kur me një listë të përbashkët qëndron numri i caktuar i deputetëve”, theksoi Bilalli.
Në Ministrinë e drejtësisë tani më është formuar grupi i punës që duhet të punojë mbi ndryshimet e Kodit Zgjedhorë. Kodi Zgjedhor duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse që të harmonizohet brenda kornizës dhe me ligjet e tjera përkatëse, në përputhje me objektivat e OSBE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.
Kodi Zgjedhor duhet të hyjë në fuqi të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve, në mënyrë që institucionet të përgatiten për zbatimin e tij pa pasur probleme dhe vështirësi për shkak të ndryshimeve.