27 March
Procesi euro-integrues i vendit do të mund të zhbllokohet vetëm pas përmbushjes së kushteve që ka parashtruar Brukseli. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq përsëriti qëndrimin se Komisioni do ta kushtëzojë rekomandimin për hapjen e negociatave për aq kohë sa nuk përmbushen në përpikëri Marrëveshja e Përzhinës dhe Reformat urgjente prioritare ndërkohë që vendimin final për çeljen e bisedimeve për anëtarësim do ta japin liderët e 28 vendeve anëtare.
Rekomandimi i Komisionit për çeljen e negociatave me shtetin tuaj është i kushtëzuar me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe Reformave Urgjente Prioritare. Për çeljen e negociatave pasi të jenë përmbushur këto kushte do të vendos Këshilli…” – tha Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian.
Alsat-M

