Komisioni Evropian pret që gjithë liderët politik dhe institucione në Maqedoni të lejojnë që të zhvillohen proceset demokratike, që sipas Brukselit, nënkupton zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e më pas edhe Qeverinë e re pa humbur kohë. Këtë e theksuar zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.
“Ne jemi duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve dhe në vazhdimësi flasim se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ngecja e tanishme dhe Qeveria duhet të vendosen pa humbje kohë, bazuar në shumicën parlamentare e cila ekziston. E dini se të dytë, Përfaqësuesja e lartë dhe Komisari Hahn kanë thirrur kryetarin që të shqyrtoj pozicionin e tij. Ne tani presim që liderët politik dhe institucionet të lejojnë proceset demokratike të zhvillohen, ndërsa kjo përfshin edhe përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që ne dëshirojmë ta shohim pa anulime”, ka thënë Kocijançiq.
Pritshmëritë në BE janë se edhe përskaj skenarëve të mundshme negative, këtë javë në Maqedoni do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, e më pas, në afat prej dy javëve të formohet Qeveria e re.