Kryediplomati grek, Nikos Kocias lobon për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Kocias i cili ndodhet në Luksemburg në takim me homologët nga BE-ja, tha se pas zgjidhjes së kontestit për emrin, Evropa duhet ta mbajë fjalën. Gjithsesi është akoma e pakonfirmuar nëse Kocias ka përmbushur obligimin që buron nga Marrëveshja për emrin, respektivisht që mbështetjen në fjalë dy organizatave ndërkombëtare t’ua shprehë përmes letrave zyrtare.
Kam frikë se nëse nuk jepet datë për negociata për Maqedoninë e Veriut, të gjitha përpjekjet që i bëmë me sakrifica dhe kompromise nga të dy palët, do të mund të vihen në rrezik. Tani e kemi raportin e Komisionit dhe propozimin ta shqyrtojmë hapjen e negociatave. Tani arritëm në atë pikë dhe duhet ta bëjmë atë. Evropa duhet ta mbajë fjalën – tha Nikos Kocias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini vlerëson se Maqedonia meriton të merr datë për fillim të negociatave, andaj pret nga Këshilli Evropian t’i jep dritë jeshile në Samitin e 28 dhe 29 qershorit. Në të njëjtën linjë me Mogerinin linjë me Mogerinin është edhe kryediplomatja austriake, Knajlls.
Ne si Komision rekomandojmë të hapim negociatat me Shkupin dhe Tiranën. Ky proces është i bazuar në meritë, edhe duhet të bazohet në meritë, që dmth se kur ka progres duhet të njihet dhe inkurajohet. Prandaj shpresoj dhe pres që vendet anëtare të marrin vendimin e duhur. Jam dëshmitare e nënshkrimit të Marrëveshjes për emrin 10 ditë më parë. Moment historik ky, që duhet të mbështetet – u shpreh Federika Mogerini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian.
Në rastin e Maqedonisë së Veriut thamë se duhet të arrihet zgjidhje për problemin me emrin dhe nëse Shqipëria bën reforma në gjyqësi, atëherë do të bëhet fjalë për kredibilitetin tonë që të fillojë mekanizmi. Këtu Komisioni Evropian dhe Federika Mogerini e kanë mbështetjen e Austrisë – deklaroi Karin Knajsll, Ministre e Jashtme e Austrisë.
Megjithatë data për fillim të negociatave me BE-në do të ishte e mundur vetëm në rast se Franca heq dorë nga rezistenca e saj e prerë kundër zgjerimit të BE-së. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se vendi do të bëhet pjesë e NATO-s, sapo marrëveshja për emrin të hyjë në fuqi.
Nëse IRJM-ja e zbaton Marrëveshjen me votë “pro” në referendum, atëherë NATO-ja do ta ftojë vendin të bëhet anëtare e plotë. Kjo është një marrëveshje historike që siguron një mundësi historike që IRJM-ja të bëhet anëtare e plotë e NATO-s. Unë me të vërtetë i nxis njerëzit e këtij vendi ta mbështesin marrëveshjen. Nëse marrëveshja nuk mbështetet, atëherë nuk mund të shoh se si mund të jetë e mundur ta ftojmë vendin të anëtarësohet në një të ardhme të paparashikueshme”
Samiti i radhës i NATO-s mbahet 11 dhe 12 korrik ndërsa ai i Këshillit Europian mbahet më 28 dhe 29 qershor kur edhe do të mësohet nëse Frabca do të lëshojë pe që vendi të marrë datën për çeljen e negociatave.
Anesa Salihu