Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias në një intervistë për radion greke “247” tha se në samitin e ardhshëm të NATO-s në qershor, vendi nuk do të bëhet anëtare, sepse nuk ka kohë për këtë. Si arsye kryesore për pamundësinë e tillë, ai përmendi afatet për një referendum të mundshëm në Maqedoni, si dhe ndryshimet e mundshme kushtetuese.
Ata duan të shpallin referendum. Për një referendum në vendin mik në veri, iu duhen dy muaj. Vetëm për referendumin do të vijë Qershori. Dhe, sapo të përfundojë referendumi, marrëveshja do të duhet të shkojë në Kuvend dhe kjo zgjat rreth një muaj ose gjysmë muaji. Për të pasur një marrëveshje do të duhet të biem dakord për ndryshimet kushtetuese. Ajo që do të thotë se do të vijë vjeshta – tha Nikos Kocias, Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.
Sa i përket bisedimeve dhe pikave që negociohen, Ministri theksoi se identiteti është çështje e vetëvendosjes, por për kombësinë duhet të përdoret emri i ri.
Në pasaporta do të qëndrojë “shtetas i atij dhe atij vendi, shtetas i emrit për të cilin do të dakordohemi – deklaroi Nikos Kocijas, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.
Kocijas përsëriti qëndrimin e Athinës zyrtare se emri përfundimtar i dakorduar me një përcaktues gjeografik të përbërë duhet të përdoret edhe brenda Maqedonisë. Pa rishikimin e Kushtetutës dhe pa pranuar “erga omnes”, nuk mund të arrihet një marrëveshje, theksoi Kocijas. Sipas tij, nëse emri i ri nuk përdoret në vend, atëherë edhe në shekullin tjetër, të dy vendet do të kenë grindje dhe mosmarrëveshje.
Alsat-M