Kryeprokurori, Lupço Kocevski, angazhoi të gjithë prokurorët që të kryejnë mbikëqyrje në Prokurorinë për përndjekjen e krimi të organizuar dhe korrupsionit. Hapa të tillë Kocevski i ndërmori pas vërejtjeve të kryeministrit Hristijan Mickoski në periudhën e kaluar se prokurorët në vend që të hapin lëndë për skandalet që ndodhin, ata ankohen se janë me ethe dhe diarre dhe në këtë mënyrë i pengojnë rastet. Kontrollet vijojnë pasi që Kocevski seriozisht i ka marrë vërejtjet e kryeministrit dhe dje ka urdhëruar riorganizim të fuqive të të gjitha prokurorive, ndërsa është sjellë edhe udhëzim sipas së cilit angazhohen të gjithë prokurorët publik që t’i japin prioritet veprimit në lëndët për korrupsion.
“Me vendim të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë prokurorët publik të Prokurorisë publike të RMV-së sot kryejnë kontrolle në Prokurorinë themelore publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deri në fund të vitit do të kryhet mbikëqyrje edhe mbi veprimin e Sektorit për ndihmë juridike ndërkombëtare në Prokurorinë publike dhe Zyrën për lidhje me Eurodrejtësinë në Prokurorinë republikane”, thonë nga Prokuroria.
Kryeministri Mickoski së fundmi disa herë ka theksuar se është i zhgënjyer nga sjellja e disa prokurorëve të cilët në vend që të hapin lëndë për krim dhe korrupsion, arsyetohen se kanë probleme shëndetësore dhe në këtë mënyrë pengojnë zbatimin e drejtësisë.
“Mendoj se ky proces duhet të jetë dinamik, përkatësisht kushdo që nuk i përmbush pritjet, të jetë i ndershëm dhe të largohet. Vetëm kam dërguar shumë mesazhe në opinion dhe do të vazhdoj të dërgoj ndaj këtyre dy institucione dhe prokurorëve dhe gjykatësve që të bëjnë punën e tyre, të mos jenë partnerë me kriminelët qofshin ata politikë apo kriminelë të vërtetë nga rruga, por të luftojnë krimin dhe korrupsioni dhe në fund pres që ata të fillojnë të bëjnë punën e tyre dhe të meritojnë pagën që ua japin qytetarët e Maqedonisë dhe ajo pagë nuk është e vogël”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Mickoski më herët kishte paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të fillojë aksioni i fuqishëm për përballimin e gjendjes në gjyqësor, pas së çka kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, dha dorëheqje duke akuzuar qeverinë për presion.