Partnerët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së “Koalicioni për Egjiptianët”, qëndron prapa thirrjeve të Nikolla Gruevskit për “ndalim të dygjuhësisë”, njofton Portalb.mk.
“Ne jemi shtet multietnik dhe multinacional dhe vlerësojmë se të gjithë duhet t’i respektojmë te drejtat dhe liritë. Nuk mundemi që të lejojmë që të shkatërrohet karakteri unitar i shtetit”, thotë Demir Dalip nga “Koalicioni i Egjiptianëve”.