Zgjedhjet lokale 2017 në Maqedoni shënuan fillimin e një politike të re. Rezultatet në shumë vendbanime ishin befasuese, por nga koalicioni i djeshëm si duket gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht.
Rezultati e nxori fituese në rrethin e parë BDI-në me 2.952 vota, e cila pasohet nga Besa me 2311 vota, PDSH 1455 vota ndërsa Aleanca kishte 1437 vota.
Mirëpo koalicioni i Besës me Aleancën automatikisht bën Amir Elezin favoritin absolut për fitimin e komunës së Tearcës duke ditur se votuesit e PDSH nuk e favoriziojnë Isen Asanin dhe nuk do i japin përkrahje. Pa marrë parasysh se Isen Asani thirret në votat e LSDM-së është numër i vogël i votuesve nga radhët LSDM-së dhe nga ana tjetër do të bojkotohet plotësisht nga votuesit e VMRO-DPMNE-së duke pasur parasysh që BDI i tradhtoi në nivel qëndrorë dhe lokal.