Klubi Rotarian I Tetovës në kuadër të aksionit “Lëviz me gisht”, në bashkëpunim me USAID-in e Maqedonisë, dje shpërndau paketa me dhurata nxënësve të shkollës fillore Besa në fshatin Veshallë.
Përfaqësuesit e klubit së bashku me udhëheqësinë e shkollës kishin kënaqësinë t`ju ndajnë rreth 50 paketa nxënësve të kësaj shkolle që gjendet në thellësi të Malit Sharr, I shkëputur nga qyteti I Tetovës dhe I lënë në harresë nga autoritetet lokale dhe qeveritare.Transmeton Koha.
Ky aksion filloi në javën e fundit të vitit të kaluar, ku qytetartët në disa markete të Tetovës dhuruan artikuj ushqimorë dhe lodra për fëmijë të cilët më pas Klubi Rotarian I Tetovës, I shpërndau në shkollat fillore në fshatin Lisec, Gajre dhe Veshallë.
Edhe për mësimdhënësit e kësaj shkolle pakot janë të mirëseardhura sepse janë kujtuar fëmijët e këtij fshati të largët.