Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Klinikën për Sëmundje Ortopedike, me sukses janë realizuar dy transplante të ndërlikuara të kocës, që siç ka bërë të ditur transplanti është bërë nga një donator i ndjerë. Ministria e shëndetësisë thotë se u zbatuan intervenime moderne dhe shumë të specializuara mjekësore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë në vendin tonë. Pacientët ishin të moshës 45 dhe 65 vjeçare
“Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC janë realizuar me sukses dy transplante të kockës nga një donator i ndjerë.
Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC janë realizuar me sukses dy transplante të ndërlikuara të kockës nga donator të ndjerë, duke vazhduar kështu zbatimin e intervenimeve moderne dhe shumë të specializuara mjekësore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë në vendin tonë.
Në rastin e parë, është kryer operacion për cistë kockore te një pacient 45-vjeçar. Intervenimin e realizoi një ekip profesional në përbërje: prof. dr. Milan Samarxhiski, doc. dr. Aleksandar Trajanovski, dr. Biljana Lazarova (specializante në ortopedi), anesteziolog dr. Marina Temelkovska, m. instrumentiste Kristina Rexhep, ndihmëse instrumentiste dr. Olivera Lazarevska, infermiere anesteziste Gordana Zaharieva dhe ndihëmse spitalore Snezhana Todorovska.
Në transplantimin e dytë u intervenua te një paciente 65-vjeçare me diagnozën e një tumori gigantoqelizor në pjesën distale të radiusit të krahut të djathtë. Pas biopsisë së kryer më parë, indet tumorale u zëvendësuan me ind kockor të shëndetshëm nga donatori. Intervenimin e drejtoi specialisti ortoped dhe subspecialisti traumatolog dr. Rezeart Dalipi, së bashku me ekipin: dr. Maja Nedelkovska, specialist ortoped, dr. Simona Karapançevska dhe dr. Iskra Shojlevska–Jovanovska, specializante në ortopedi, anesteziolog dr. Jadranka Zafirovska, infermiere anesteziste Merita Ramadani, instrumentiste Olivera Lazarevska, ndihmëse instrumentiste Sanja Todorovska, teknik radiologjik Silvana Stojkovska dhe ndihmës spitalor Sejnur Idriz.
Të dyja ndërhyrjet u realizuan në bashkëpunim me Dr. Milena Bogoevska Doksevska, koordinatore spitalore për ortopedi dhe përgjegjëse për bankën e indeve.
-Falenderime të mëdha për të gjithë anëtarët e ekipeve të përfshira në transplante, si dhe për familjet e donatorëve. Fuqizimi i njohurive dhe aftësive, ndjekja e trendeve bashkëkohore evropiane dhe zbatimi i metodave të reja në transplantologji janë imperativi ynë i përhershëm, theksoi prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore nacionale për transplantim”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.