Punësimet në Klinikën e Fëmijëve, respektivisht mungesa e stafit për të cilën flet drejtori Rexhep Memedi, ka ngjallur mosmarrëveshje ndërmjet tij dhe Ministrisë së Financave. Memedi ankohet se që nga dita e parë si drejtor është ballafaquar me presione të mëdha nga repartet e klinikës dhe shefat e tyre me kërkesa për angazhim të personelit të mesëm mjekësor, sidomos infermiereve.
Për këtë, siç shpjegon, në fillim të 2025 kam dërguar kërkesë zyrtare te Ministria e Financave për të në dhënë pëlqime për angazhim të personelit të ri me kontrata në vepër, shumica motra medicinale, personel teknik dhe pastrues.
Në dhjetor të 2025 ne kemi dërguar Ministrisë së Financave kërkesën për t’i vazhduar të njëjtat pëlqime për këto punëtorë me kontrata. Përgjigje zyrtare nga MF kemi marr negative me 22.04.2026. Në atë moment të përgjigjes negative i kemi informuar punëtorët që nuk mund t’u vazhdohen kontratat sepse Ministria e Financave nuk ka dhënë pëlqime për t’u paguat ata të kontraktuarit.
Nga ajo ditë ne ballafaqohemi me mungesë serioze të punëtorëve dhe vendohet në pikëpyetje organizimi i punës dhe cilësia e shërbimeve mjekësore për pacientët tanë”, tha Rexhep Memedi – drejtor i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.


