Buxheti i përbashkët për klinikat e ortopedisë dhe kirurgjisë plastike, njoftoi drejtori i fondit për shëndetësi, Sashko Klekovski.
Ai pohoi se nga ky vit do të ketë buxhet fleksibël për 120 deri në 150 operacione në vit, dhe sipas Klekovskit, kjo është pjesë e planit të kimio-onkologjisë që po punon Fondi për shëndetësi së bashku me klinikat dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
“Duke filluar nga ky vit kemi paraparë një buxhet të përbashkët për klinikat e kirurgjisë torakale dhe plastike dhe rikonstruktive për procedurat kirurgjikale parësore dhe dytësore, me të cilin zgjidhet një problem që po zvarritet prej kohësh, pra nuk do të ketë më bartje të përgjegjësive në mes të dy klinikave se cila është përgjegjëse për trajtimin e pacientit.
Sa i përket gjendjes me barnat në Klinikën e Onkologjisë, drejtori i Fondit të Shëndetësisë konfirmoi se aktualisht mungon vetëm një ilaç, por konfirmoi se po punohet për blerjen e tij, për të cilin është kontaktuar prodhuesi dhe pritet që së shpejti të vihet në përdorim në klinikë.