Nga portali “Kriminalite na Vmro-Dpmne” , u publikua një fotografi e makinës luksoze për të cilën thuhet se është e djalit të ish-ministrit për punë të mbrendshme në Maqedoni, makina është e tipit Range Rover, e cila e re kushton mbi 50.000 eu për ta blerë. Derisa dhali i tij ka vetëm 24 vjet. Parashtrohet pyetja vallë si arriti djali i Çavkovit ti a lejojë vetës një luks të tillë me rrogë vjetore të babait, duke e llogaritur si ministër me rreth 24.000 eu.
Gjithashtu ia vlen të potencohet se në Maqedoni, papunësia arrinë diku në 24% sipas statistikave të fundit, ndërsa mendohet se e njejta mund të jetë edhe deri në 40%. / Shigjeta.net