Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji pas takimeve që ka pasur në Shkup me liderët e partive politike ka deklaruar se duhet lejuar që shumica parlamentare të formojë Qeveri. Ai ka thënë se të gjitha debatet duhet të zhvillohen në Kuvend dhe jo në rrugë. Li ka dënuar incidentin në kuvend dhe kërkon që autorët të sillen para drejtësinë.
SHENJA ju sjellë deklaratën e tij të plotë:
Është fatkeqësi që liderët politik nuk arritën të formojmë Qeveri pas zgjedhjeve kredibile që u pranuan nga të gjitha partitë politike dhe komuniteti ndërkombëtar. Më alarmues nga të gjitha është incidenti në Parlamen javën e kaluar kur pjesëtarë të parlamentit ishin të sulmuar në mënyrë të dhunshme dhe frikacakepër shkak se zgjodhën me shumicë parlamentare kryetarin e ri të Kuvendit. Ne i kemi dënuar këto ngjarje dhe ju bëjmë thirrje autoritetev që të gjejnë autorët dhe ti nxjerrin para drejtësisë.
Është koha që politikanët, liderët politik të gjejnë mënyrë për ti dhënë fund krizës.
Liderët politik duhet të gjejnë mënyrë për të lejuar shumicën parlamentare që të propozojë Qeverinë dhe programin Qeveritar.
Kuptoj se ekziston shqetësim për përmbajten e programit qeveritar, por sikurse në çdo demokraci në Evropë ne besojmë se çfarë që do të propozohet, duhet të merret parasysh seriozisht, për këtë duhet të debatohet dhe votohet në Parlament. Besojmë se ky është vendi më i përshtatshëm për debat në institucionin ligjvënës e jo jashtë.
Duhet të formohet një Qeveri e re e cila do të zbatojë reformat që do ta sjellin vendin më afër Integrimit në Be.
Është shumë me rëndësi se çfarë bëjnë liderët politik për përfundimin e krizës dhe kjo sipas bindjes sonë është miratimi i Qeverisë së re, krijimi i një Qeveri të re me program Qeveritar. Gjithë kjo në mënyrë që të mund të kalohet ligje që do të mundësojnë reformat, të lëshohet pagat…
SHBA publikisht ka thënë se do të bashkëpunojë me kryetarin e ri të Parlamentit Talat Xhaferi, edhe BE-ja ka treguar këtë gatishmëri, edhe NATO edhe Berlini, ashtu që ne nuk jemi vendi i vetëm i cili beson se Xhaferit duhet ti jepet secila mundësi për të dëshmuar lidershp dhe për të filluar hapat drejt formimit të Qeverisë dhe programit të ri.
Për platformën….
Nuk shohim asnjë arsye përse shumicës së re parlamentare nuk duhet ti jepet mundësia që të tentojë të formojë Qeveri të re, dhe ky debat të bëhet në Parlament.