Në konferencën për shtyp të Ministrisë së Punës së Brendshme, ministri Agim Nuhiu tha se një pjesë e strukturave të MBP-së i kanë shkaktuar dëme të madha shtetit dhe vlerave demokratike.
“Kjo që ndodhi është një e keqe e madhe. Për të përmirësuar këtë, nevojitet një angazhim jo vetëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe i më shumë institucioneve si Prokuroria dhe gjyqësori”, tha Ministri Nuhiu.
Ai gjithashtu tha se ka formuar një grup pune që ka për qëllim që do të hetojë shkeljet, mos zbatimin e obligimeve nga zyrtarët e MPB-së. Nuhiu theksoi se çdokush do të përgjigjet për veprimet e tij. “Ju informoj se deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë kam iniciuar propozim për shkarkimin e Mitko Çavkovit, edhe nga funksioni i Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, me status kam caktuar që koordinator të jetë Goranço Savoski”, tha ministri Nuhiu.
Nuhiu gjithashtu i inkuaroi të gjithë të punësuarit të bëjnë detyrën e tyre, duke theksuar se secili do të mbartë përgjegjësi për punët e tij.

