BDI në Kumanovë nuk po mund të rimëkëmbet nga humbja e fundit në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2016, transmeton Express.
Pritja me gurë nga elektorati shqiptarë në zgjedhjet parlamentare nuk i ka dhënë hapësirë Ali Ahmetit dhe strukturës së BDI-së në Kumanovë të organizojnë tubim në qytet.
Burime partiake thonë se një pjesë e strukturës lokale është e pakënaqur nga përpilimi i listës së kandidatëve për Këshill komunal dhe si pasojë kanë ngrirë aktivitetet partiake. Tregues ky që garanton edhe një humbje të thellë të BDI-së në bastionin e dikurshëm- qytetin e Kumanovës.
Bashkimi Demokratik për Integrim në përbërjen e fundit të Këshillit komunal ka pasur 4 këshilltarë, ndërkaq në zgjedhjet e 15 tetorit po “luftojnë” për të dytin.