Sonte fillon pjesa jozyrtare e Takimit Ministror të OSBE-së në Shkup. Në darkën joformale, pritet të marrin pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Zhozef Borrell. Do të vijnë edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare. Jozyrtarisht, delegacioni rus nuk pritet të marrë pjesë në darkën joformale. Takimi zyrtarisht fillon nesër, kur fillimisht do të votohet për agjendën, ndërsa gjatë ditës do të mbahen panele me tema të ndryshme, si digjitalizimi, ndryshimet klimatike e të tjera. Nesër pritet të zgjidhet kryesuesi i radhës i OSBE-së. Të premten në mëngjes është paralajmëruar miratimi i konkluzioneve të takimit ministror në Shkup, pas së cilës do të vijojë konferenca përfundimtare për media.
Data 10.09.2026
Aktuale
- Bllokimi i pagave, magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave Petrit Malaj
- Danimarka hap dyert për punëtorë nga 16 vende, mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
- Bullgaria do të asgjësojë 9.5 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të pesticideve
- Remzie Osmani feston ditëlindjen, burri ka një dedikim të veçantë për të
- Aksident i rëndë në Poloni, treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur
- Punonjësi humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike, Prokuroria Kukës procedon penalisht drejtorët e Bashkisë Tropojë
- Plotë nostalgji: Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980
- Deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve – lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë



