Komuna e Kisella Vodës dhe Kryqi i Kuq kanë shpallur një thirrje për të aplikuar të interesuarit që të përdorin shërbimin “Butoni i Urgjencës”. Është një pajisje alarmi e vendosur në një byzylyk, e cila u mundëson personave të moshuar dhe të dobët në rast nevoje urgjente shëndetësore të komunikojnë me një operator ose të dërgojnë një ekip të ndihmës së parë direkt në shtëpinë e tyre.
Kriteret për përzgjedhjen e personave që do të përfitojnë shërbimin falas gjenden në faqen e internetit të Komunës Kisella Vodë.
Komuna e Kisella Vodës është komuna e parë që në bashkëpunim me Kryqin e Kuq do të zbatojë shërbimin “Butoni i Urgjencës”, i cili fillimisht do të mbulojë 40 persona.