Sekretari gjeneral Aleksandar Kiracovski, në emër të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe në emër personal dergon urime për udhëheqësin e Bashkësisë fetare islame, Reis ul ulema Haxhi Sulejmen efendi Rexhepi dhe për qytetarët që festojnë Kurban Bajramin.
“Ju uroj festën e madhe të Kurban Bajramit në emër të Lidhjes Socialdemokrate dhe në emëin tim përsonal, juve dhe të gjithë besimtarëve që festojnë. Momentet e festës le të sjellin qetësi shpirtërore, respekt, mirëqenie dhe të bashkuar të ecim drejt rrugës së vlerave të vërteta. Bashkë të festojmë dhe të çmojmë solidaritetin, tolerancën dhe respektin e ndërsjelltë në Republikën e Maqedonisë si bazë për përparim dhe perspektivë të shtetit dhe qytetarëve të saj.” thuhet në urimin e Kiracovskit.
“Me fat Kurban Bajrami të gjithë atyre që festojnë, të nderurar qytetarë!” tha Kiracovski.

