Dita e sotme është simbol i guximit dhe vendosmërisë në luftën për një ardhmëri më të mirë dhe përmirësimin e të drejtave të punëtorit, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.
‘Nuk mund të arrihet sukses pa punëtor të motivuar, nuk mund të arrihet përparim pa vlerësim të drejtë të mundit të punëtorëve, të mbrojtur dhe të sigurte nëpër vendet e tyre të punës’, thotë më tej Kiracovski.
Kiracovski thotë se LSDM si një parti politike mbetet tërësisht e përqendruar në sigurimin e kushteve për zhvillim dhe përparim të mundësive të barabarta për të gjithë.