Aleksandar Kiracovski kërkoi fjalën I pari fjalën për të propozuar që në komision të vihet në rend dite vetëm një pikë për të 6 deputetët, miratim I paraburgimit të tyre, pasi që kërkesa e gjykatës mund t’Ipërfshijë që të dyja në një pikë të vetme.
Aleksandar Kiracovski
“ Dua të propozoj në vend të dy pikave të rendit të ketë një pikë, sepse kërkesa e gjykatës Themelore Shkup një kërkesë për miratim të paraburgimit të 6 deputetëve. Lus këtë propozim ta vendosni në Votim.
Propozimi u vu në votim.
Bogoevski konstatoi se propozimi u miratua me 5 vota “pro” me asnjë ‘kundër” apo “të përmbajtur”.
Aleksandar Kiracovski
“ Sot jemi përball një vendimi serioz për ngjarjet e 27 prillit. Kthimi shtetit juridik dhe drejtësisë është imperative I parë dhe gjëja më e rëndësishme. Kam dëshmi personale për ato ngjarje evidente para tërë opinionit maqedonas. Është njerëzore të falet, I kam falur deputetët sepse edhe ata nuk kanë qenë të vetëdijshëm se cka bëjnë. Ata nuk do të jua falin atyre që ju kanë dhënë urdhet këtyre deputetëtve që të përfshihen në dicka të till. Ne jemi deputet ne nuk jemi në rolin e gjykatës.”
Ligji duhet të vlejë për të gjitha, tha Kiracovski, andaj sot do të votojnë pro kërkesës së gjykatës me cka do të mundësohet procedura e gjykatës që të zbatohet në mënyrë të papënguar.
Votimi sipas Bogoevskit do te behet individualisht për çdonjërin nga deputetët.
E.SH
Almakos.com