Bahri Cani
Kina, Rusia, India dhe të tjerët i dërgojnë mesazh Perëndimit
Një mesazh shumë i qartë dhe i fortë drejt Perëndimit: Organizata e Shgangait ka mbledhur krerët e disa prej vendeve më të fuqishme në Botë. Presidenti kinez Xi ka pritur në këtë takim Presidentin rus Putin dhe shumë të tjerë.
Për herë të parë prej shtatë vitesh atje ishte madje edhe kreu i Indisë Modi, që konsiderohet një sukses i madh.
Organizata me emrin Englisch Shanghai Cooperation Organisation (SCO) është themeluar në vitin 2001 nga Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Uzbekistani, e ndërkohë i janë bashkangjitur edhe India, Pakistani Irani dhe Belorusia.
Kreu i Kinës Xi Jinping tregoi një afërsi të theksuar me Putinin duke e quajtur “miku i vjetër” Putin. Në fotografinë familjare Putin dhe Xi ishin pranë njëri-tjetrit. Më shumë simbolikë nuk mund të paramendohet në takime të tilla.
Putini është i akuzuar nga Gjykata në Hagë për krime lufte, por ai fillimisht u prit në Alaska e ndërkohë po shetitë edhe nëpër shumë vende të tjera pa kurfarë problemi.
Putini do të vizitojë edhe Pekinin me 3 shtator, ku ndër tjerësh do të jetë edhe kreu i Koresë së Veriut Kim Jong Un. Me këtë datë festohet me një paradë ushtarake 80 – vjetori i fitores së Kinës ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Organizatat e tilla si kjo, sikur edhe BRICS dhe disa të tjera kaherë po konsiderohen si një lloj kundërpoli i organizatave të ndryshme perëndimore. Por vendet perëndimore, në veçanti prej ardhjes së Trumpit në pushtet, kanë pasur dhe kanë mosdakordime të shpeshta.
Kritikët thonë se këto organizata kanë një prej qëllimeve edhe uljen e influencës amerikane, në radhë të parë përmes NATO-s dhe evitimin e revolucioneve të ndryshme.
Me vëmendje të posaçme u prit edhe takimi i Xi me Kryeministrin e Indisë Narendra Modi. Xi tha se Kina dhe India janë partner e jo kundërshtarë. Këtë e përsëriti edhe Modi.
Ekspertët thonë se Kina po pretendon dhe po ndërton një rol udhëheqës në këto rajone.