Nga Kim Mehmeti
U bë dita e pestë që edhe hajdutët e rrymës elektrike edhe paguesit e saj të rregullt – pra kolektivisht, të gjithë banorët e Gërçecit mbeten pa rrymë elektrike edhe të kapur peng nga ‘bandat’ e EVN-së.
Dhe kjo u ndodh sepse ata nuk kanë as ku të drejtohen as kush i mbron.
Si nuk u vjen turp atyre që vetveten e quajnë përfaqësues të popullit, si nuk ndjehen keq kur shohin se një kompani private kolektivisht e dënon popullin e tyre.
Si nuk kanë fare turp ata që majmen nga taksat tona, ata të cilëve ne ua paguajmë rrymën nëpër zyrat e tyre si për shembull deputetët, kryetari i komunës së Sarajit, ministrat shqiptarë, avokati kinse i popullit, ministrat shqiptarë…
Por mbi të gjitha, si nuk na vjen turp neve shqiptarëve që lejojmë të na përfaqësojnë njerëz të titllë.
Sidoqoftë duhet të thuhet shkurt e shqip: ne jemi në duart e banditëve të pamëshirshëm të EVN-së, sepse ata i kanë blerë të gjitha ‘prostitutat’ tona politike. (Kim Mehmeti)