Mehmeti u ndal te roli i elitave politike në Moçedoninë e Veriut, duke argumentuar se shumë drejtues institucionalë u bënë figura udhëheqëse për shkak të privilegjeve, por shpesh kontribuan në mohimin e identitetit shqiptar.
“Shumë prej tyre, për të dëshmuar besnikërinë, injoruan kulturën dhe gjuhën e tyre origjinale,” vuri në dukje Mehmeti.
Sipas Mehmetit Maqedonia e Veriut është një “shtet të përkohshëm” dhe vuri në pikëpyetje qëndrueshmërinë e kufijve dhe institucionet e tij.
“Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë ende projekte të paqarta në Ballkan,” tha ai, duke theksuar ndikimet e jashtme politike që vazhdojnë të formësojnë agjendat vendëse.
Mungesa e projektit kombëtar: Mehmeti kritikoi mungesën e një strategjie të koordinuar nga Tirana zyrtare për shqiptarët jashtë kufijve, ndërsa Prishtina dikur kishte ndikim më të madh.
“Ne nuk kemi një projekt kombëtar të qartë për shqiptarët në rajon; procesi i copëtimit duhet të përmbyllet përpara se të nisë ai i bashkimit,” deklaroi ai.
Mehmeti duke kërkuar thellimin e vetëdijes kombëtare, ai shtoi se përpara afrimit me fqinjët e Ballkanit, duhet të forcohet bashkëpunimi mes shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut. “Së pari, duhet të ndërtojmë ura të brendshme dhe të konsolidojmë identitetin tonë,” tha Mehmeti.
Në këtë bisedë u trajtua edhe fenomeni i diasporës shqiptare, ku Mehmeti theksoi se shumë nga bashkatdhetarët asimilohen shpejt në vendet pritëse. “Ne duhet të krijojmë mekanizma për të ruajtur lidhjet kulturore dhe gjuhësore, për të mos humbur thelbin kombëtar,” nënvizoi Mehmeti./rtsh.al/