“Mediat raportojnë se Prokuroria Publike e Maqedonisë, ka filluar procedurë parahetimore për financimin e Lëvizjes BESA! Kjo vetëm tregon sa janë trembur ata që ndërtuan shtet të sunduar nga hajna e kriminelë! Si do që të jetë, keni kujdes, sepse vëllazëria hajdutokrate DPMNE- BDI, tani është edhe më e fortë se kurdoqoftë më parë! Me çka edhe më qartë do shihet se drejtuesit e BDI’së kurrë nuk janë mbështetur mbi forcën e popullit të vet, por mbi atë të punëdhënësve policor e politik antishqiptarë! Andaj është e kotë të presësh që atyre t’u kthehet besimi te populli dhe ndershmëria! Pra, duhet pritur që edhe sot të bëjnë atë që e kanë bërë gjithmonë: të kërkojnë nga qarqet policore që të ‘hulumtojnë’ se kush e financon shpresën e shqiptarëve për të ardhme e tyre më të mirë si dhe, kush qëndron pas betejës së shqiptarëve për të shpëtuar nga kriminelët e regjimit DPMN-BDI! Dhe ja, që të mos humbin shumë kohë, publikisht e pranoj: deri sa të jetë në rrugën e shqiptarisë dhe të Zotit, unë do mbetem financier dhe mbështetës besnik i Lëvizjes BESA!”
Data 24.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Tiranë një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar për trafik lëndësh narkotike
- Nis kontrolli i pikave të karburantit për respektimin e uljes së TVSH-së
- Kadriu: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, ndërsa e konteston pushteti!
- FSSH: Spitalet duhet të kontrollojnë rezervat e heliumit, mund të ketë ndërprerje të furnizimit
- Aliu: Me prokurimin publik tre vjeçar do të ulen çmimet e terapive për sëmundjet e rralla
- Trençevska: Masa e Qeverisë për karburantet është e vonuar, nevojiten masa shtesë
- Mot pranveror me diell dhe vranësira mundësi për shi lokal pasdite
- Komandant Hoxha: Në luftën e 2001 më ofruan 2 milion marka që UÇK-ja të tërhiqej nga Tanusha

