Artur Bibe gazetari i “Top Channel” tregoi për “Shqipëria Live” situatën aktuale të luftës live nga Ukraina.
“Nuk ka qytetarë këtu. Këta njerëzit që shikoni janë vetëm gazetarë, ka shumë pak qytetarë që i lidh puna”, u shpreh gazetari.
Bibe tregoi se i ndalonin shpesh për t’i identifikuar dhe se zhurmat e vetme që dëgjohen në qytet janë ato të avionëve rusë dhe sirenave.
“Ajo që më ka bërë përshtypje është dashuria që ata njerëz kanë për vendin e tyre. Në kufi shihja njerëz që ktheheshin për të luftuar për vendin e tyre”, shtoi më tej gazetari.