Nga Komiteti i Helsinkit në një takim të mbajtur sot( e martë) me gazetarët u tha se në periudhën e ardhshme planifikohet që të bëhet monitorimi dhe informimi i qytetarëve sa i përket zbatimit të reformave në vend. Siç thotë Uranija Pirovska nga KH, pjesmarrja e tyre do të jetë shumë me rëndësi në të ardhmen e afërt, gjegjësisht tek grupet punuese të cilat do të formohen dhe do të jenë pjesë e çdo ministrie, madje siç thekson ajo, do të kyçen drejtpërdrejtë.Në pjesën e gjyqësorit nga ana e Organizatave Jo Qeveritare ka 23 rekomandime dhe mund të implementohen lehtë gjatë kohës 3 dhe 6 mujore, shkruan Almakos.
“Rekomandimet nuk janë shumë të ndryshme në krahasim me versionin fillestar të “Blueprint” të vitit të kaluar por një pjesë e tyre janë përmisuar por në thelb të këtyre rekomandimeve sqarohet se si duhet një pjesë e tyre të implementohen” – tha drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut Uranija Pirovska.
Sipas KH gjithashtu duhet të miratohen ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, ku do të përcaktohen edhe kriteret për shkarkim.
Të njejtin qëndrim mbajnë edhe nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.
“Me qëllim forcimin e pavarësisë së tyre dhe përgjegjësisë duhet ta kemi parasysh përgjegjësin e anëtarëve të Këshillit të Gjyqësorit edhe atë për të gjithë anëtarët në mënyrë individuale duke dhënë llogari para organeve të cilët i zgjedhin. Ka 15 anëtar të Këshillit të Gjyqësorit dhe se përvec Ministrit të Drejtësisë dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, 5 prej tyre zgjidhen nga Kuvendi 8-të të tjerët nga gjykatësit. Kështu që këto gjykatës të japin llogari para organeve të cilët i kanë zgjedhur duhet të bëhen ndryshime në ligjore parasë gjithash për ligjin për Këshillin e Gjyqësorit”- tha Miroslav Draganov nga Instituti për të Drejtat e Njeriut .
Po ashtu sipas Institutit për të Drejtat e Njeriut edhe gjatë zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Penale duhet të respektohen kriteret e profesionalizmit dhe besimit të opinionit tek ai gjykatës që do të zgjidhet.
Evi Shkopi
Almakos.com