Pothuajse gjysma e shtetasve tanë të cilët u evakuuan nga Kabuli tashmë janë kthyer në vend. Transport për në Maqedoni ende presin 32 shtetas të Maqedonisë, të cilët ndodhen në Londër, 11 janë ende në Katar dhe 7 në Oslo.

Ndërkaq mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit mbërriti grupi i parë më i madh i shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë qenë të angazhuar në marrëdhënie pune në kompani private në Afganistan. Ruta e 31 personave që mbërritën ishte Kabul-Doha-Stamboll dhe Shkup.
Tek pika e mbërritjes, përveç një numri të madh mediash, ishin edhe shumë familjarë që me padurim prisnin të përqafonin më të dashurit e tyre.
Me të mbërritur, të gjithë ishim kureshtarë të dinim se si i kishin përjetuar ata ngjarjet në Kabul dhe momentin kur kanë kuptuar se kryeqyteti Afgan tashmë ishte në duart e talibanëve. Disa prej tyre thanë se fakti që ishin të mbyllur në bazë ka bërë që të mos kenë kontakt të drejtpërdrejtë me atë çfarë ndodhte jashtë atyre mureve, por edhe i ka bërë të ndjehen më të sigurt.
Mirë kemi kaluar, nuk ka qenë shumë rrezik. U larguam në momentin që duhej të largoheshim. Kishte siguri, sepse ishte ushtria amerikane aty që na mbronte. Kështu që nuk ka pasur shumë rrezik. Jemi transportuar me ushtrinë amerikane dhe nuk ka pasur aspak rrezik – u shpreh një shtetas i kthyer nga Afganistani.
I gjithë ekipi që kemi qenë në Afganistan jemi tërhequr. Falënderojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadorin e Maqedonisë në Katar. Nuk kemi qenë të shqetësuar, pasi ne e kemi ditur se ku jemi duke punuar dhe ku jetojmë. Nga transportimi ynë ne nuk kemi parë diçka tjetër, ato që keni parë ju në lajme, kemi parë edhe ne. Me familjarët kemi pasur kontakt gjithmonë. Kanë qenë të shqetësuar, mirëpo edhe të njoftuar njëkohësisht se kemi qenë mirë – tha një tjetër shtetas i kthyer nga Afganistani.
Kemi qenë në bazë brenda, nuk patëm ndonjë rrezik. Gjithsej 31 jemi.
Familjarët tuaj si kanë reaguar?
– At kanë qenë të shqetësuar është gjë normale – u shpreh një shtetas i kthyer nga Afganistani.
Tani që të afërmit e tyre u larguan nga qyteti kaotik Kabulit dhe situata e tensionuar, familjarët mund të merrnin frymë lirshëm. Ky baba po priste djalin e tij. Mes lotësh ai thotë për kamerën tonë se këto ditë nuk ka mundur të vërë gjumë në sy.
Kemi pasur stres të madh.
– Emocionoheni kur e mendoni që ju ka ardhur djali shëndosh e mirë?
– Po, shumë. Nuk ka qenë e lehtë. Falë Zotit ka pasur internet dhe kemi komunikuar vazhdimisht.
A keni arritur të bëni gjumin rehat këto ditë?
-Jo, nuk mundeshim. Por Falë Zotit që erdhi shëndosh e mirë – u shpreh një prind.
Përveç shtetasve tanë, tani vendi është në pritje të shtetasve afganë për të cilët Qeveria jonë është treguar e gatshme të ofrojë strehim.