Në 24 orët e fundit janë bërë 1.124 testime për Covid-19 dhe janë regjistruar 72 raste të reja.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (72), janë regjistruar 20 riinfeksione.
Janë regjistruar 54 pacientë të shëruar.
Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit.
Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar edhe dy persona të vdekur: Një nga Ohri (82 vjeçar) dhe një nga Velesi (74 vjeçar).
Një person ka ndërruar jetë në shtëpi dhe një në spital.
Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën 24 Maj -28 Maj 2022.