Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pritet që gjatë pasdites së sotme të mbajë mbledhje për të zyrtarizuar disa nga emrat e kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të tetorit, në kuadër të koalicionit të saposhpallur Aleanca Kombëtare për Integrim, përcjell INA.
Sipas burimeve të INA, këto janë emrat që ljanë përzgjedhur dhe që pritet të marrin miratimin zyrtar:
Fatmir Dehari – Kërçovë
Erkan Arifi – Likovë
Besnik Emshiu – Bogovinë
Enver Pajaziti – Bërvenicë (kandidat i pavarur me mbështetje nga BDI)
Suat Shaqiri – Çashkë
Ejup Abazi – Studeniçan
Xhemil Qamili – Dollnen
Alija Jaoski – Pllasnicë
Abib Vexhiu – Krushevë
BDI ditë më parë zyrtaroi emrat e kandidatëve të parë:
Bajram Rexhepi – Tetovë
Bujar Osmani – Çair
Emir Sulejmani – Zhelinë
Këto emra i bashkohen koalicionit AKI me kandidatët e ASH të Taravarit:
Valbon Limani-Gostivar
Blerand Ramadani – Saraj
Nazim Taipi – Tearcë
Isen Shabani – Vrapçishtë
Si dhe të ASH të Ziadin Selës:
Ilirjan Fetahu – Dibër
Dr.Arsim Dalipi – Strugë
Skender Isufi – Haraçinë
Me përmbylljen e kandidaturave, pritet shpallja e listave për këshilltarë dhe promovimi i tyre.(INA)