Më herët kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi që në seancën e nesërme parlamentare të jetë i pranishëm Kryetari i Këshillit të Lartë Shtetëror për të raportuar punimet e institucionit, por ishte deputeti Eduart Shalsi i cili reagoi me ironi ndaj demokratit për këtë këkese.
Shalsi u shpreh se kjo opozitë nuk mund të cilësohet si një grup.
Sipas tij Bardhi duhet të kërkoje ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre.
Demokrati ka folur nga vendi pa mikrofon, por Shalsi u kundërpërgjigj se kjo lloj replike e Bardhit është një zakon i keq tij, duke shtuar më tej se është i paaftë për t’u përballur me argumente.
Sipas socialistit KLSh nuk ka nevojë për avokatinë e opozitës.
“Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre”, tha Shalsi.
(Bardhi flet nga vendi pa mikrofon)
Shalsi: Po ç’ke mo burrë? Të lashë të flisje. Sa zakon të keq e ke këtë që nuk duroni dot. Bëre një konstatim, por më lër të mbaroj.
Ndërhyn Nikolla: Zoti Bardhi, lëre të flasë, mos ndërhyni.
Shalsi: Të paaftë për t’u ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin. Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj.
LEXO EDHE:



