Katër seanca për lëndë të Prokurorisë speciale publike janë caktuarkëtë javë në Gjykatën penale.
Për nesër dhe për 14 dhjetor janë caktuar seanca për lëndën e PSP-së “Trust”, në të cilin i akuzuar i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe udhëheqësit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë.
Të mërkurën, më 13 dhjetor, do të mbahet gjykimi për rstin”Transportuesi”, që ka të bëjë me keqpërdorime të transportit për nxënës nga ana e ish-kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir
Taleski dhe kryetarit të Komisionit lokal për furnizime publike, me ç’rast të dyshuarit kanë keqpërdorur pothuajse 360.000 euro nga buxheti shtetëror.
Më 14 dhjetor duhet të mbahet seanca për lëndën “Spiuni”. Mes të akuzuarve janë edhe ish-gjenerali i policisë, Goran Stojkov, ish-drejtori i Drejtorisë për parandalim të parave dhe korrupsionit Vane
Cvetanov dhe ish-funksionari i lartë në Drejtorinë për kundërzbulim, Aleksandar Dinevski. Më 13 dhjetor, ndërkaq, në Gjykatën në Selanik është caktuar seancë për kërkesën nga autoritetet e Maqedonisë për ekstradim të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të akuzuar nga PSP për lëndën “Target-Fortesa”.