Gjykata e Apelit në Shkup gjatë kësaj jave në seancë publike pritet të vendos për ankesat e të dyshuarve për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, pas vendimit të Gjykatës për zgjatjen e paraburgimit për 30 ditë.
Për 23 të dyshuarit për këtë rast Këshilli Penal i njësisë së Shkupitë pranoi propozimin e prokurorisë për krim të organizuar që të dyshuarve t’u zgjatet paraburgimi edhe për 30 ditë.
Deputetit Krsto Mukoski, Sasho Vaslievski, Lujbe Arnaudov si dhe ish-ministrit të Punëve të Brendëshme, Mitko Çavkov, Gjykata u’a vazhdoi paraburgimet për 30 ditë.
Ankesë për paraburgim kanë drozuar aktori Vllado Jovanovski, Goran Gjoshevski, ish-shefi i sigurimit të Trajko Veljanovskit, Oliver Popovski dhe Munir Pepiq nga Agjencia për Zbulim.
Gjykata gjithashtu ka zgjatur masën e arrestit dhe për 6 të dyshuarit e tjerë të cilët janë në arrest shtëpiak.