Disa huliganë në orët e hershme të mëngjesit kanë sulmuar dhe demoluar Muzeun e Alfabetit në Manastir. Sulmi ndaj Shtëpisë së Alfabetit është kryer me koktej molotovi, ndërsa të gjitha dritaret e muzeut janë thyer, derisa kati i sipërm është përfshirë nga flakët, por pa dëme të konsiderueshme.
Ekipi i Televizionit SHENJA është në vendin e ngjarjes dhe po ndjekë situatën ndërsa në lajmet e orës 15:55 do të ju sjellim të gjitha detaje mbi këtë akt vandal.
Më poshtë janë pamjet nga gjendja momentale e Muzeut pas sulmit.