Këshilltari politik i Albin Kurtit, njëherit filozof i njohur shqiptar nga Tirana, Elvis Hoxha e ka përkrahur koalicionin ASH-AAA.
Më poshtë e gjeni statusin e plotë të Hoxhës:
“Nëse duam që gjërat të ndryshojnë për shqiptarët, kjo është radha e gjërave që duhet të ndodhin brenda dy muajve të ardhshëm:
Më së pari zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, ku duhet të marrë një goditje Ali Ahmeti dhe duhet të shënojë sukses koalicioni i Aleancës për Shqiptarët me Alternativën. – Fuqizimi i kombit shqiptar.
Në Besjanë duhet t’i jepet goditje përfundimtare Agim Veliut. – Paksësim i masës së kancerit moral të shoqërisë shqiptare.
Në zgjedhjet e përgjithshme që duhet të zhvillohen shumë shpejt, duhet të dalë rezultati që e garanton përfundimisht Kosovën si shtet: Vetëvendosja duhet të fitojë shumicën absolute të votave. përcaktim i ekzistencës historiko-politik të mbarë shqiptarëve.”