Këshilltarët nga Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” u larguan nga
mbledhja e tretë, e Këshillit të komunës në shenjë revolte për paraburgimin e anëtarëve të VMRODPMNE-së për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të këtij viti.
“Jemi dëshmitarë se po paraburgosen njerëz të cilët mendojnë më ndryshe se Qeveria aktuale dhe është absurde që në të tilla kushte, ne këtu të debatojmë për buxhete ose të shqyrtojmë raporte finaciare”, tha Dragan Petkovski, koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.
Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska theksoi se vendi për diskutime të tilla nuk është në Këshillin e Komunës së Kumanovës, por në pres-konferenca partiake, dhe më pas 11 këshilltarët e VMRO-DPMNE-së u larguan nga mbledhja.
Megjithatë seanca e këshillit u mbajt, sepse ka pasur kuorum për punë.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Sulmi i dyshuar kibernetik godet aeroportet evropiane
- Pas Adem Jasharit, komandantët e vërtetë ishin Adem Demaçi dhe Albin Kurti
- Osmani: Integriteti i punonjësve shëndetësorë është diçka që do ta ruajmë dhe ndërtojmë së bashku
- Video porosi nga presidentja Siljanovska – Davkova me rastin e 80-vjetorit të themelimit të OKB-së
- Polonia ngre aeroplanët ndërsa Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën
- BDI: VLEN premtoi Evropën, po sjell ‘Botën Serbe’
- Drejtori Sakipi reagon ndaj kryetarit të Likovës: Analizat për ujin e pijshëm janë kryer në laboratorin e akredituar të QShP
- Arrestohet teksa po kalonte kufirin drejt Greqisë 50-vjeçari shqiptar, u kap me 21.5 kg heroinë! Droga ishte e ndarë në 43 pako