Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e pestë të sotme duhet t’i miratojë propozim-vendimet për përcaktimin e tarifës për furnizim me ujë për pije, për tarifën për grumbullimin dhe kullimin e ujërave të zeza urbane dhe për përcaktimin e tarifës për pastrimin e ujërave të zeza të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” për periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2020.
Banorët e Shkupit, sipas propozimit të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” do të ,paguajnë për ujë për pije dhe ujëra të zeza 28,67 denarë për metra kubë, që është për 0.72 denarë më i ulët nga çmimi i deritanishëm, derisa për pastrimin e ujërave të zeza çmimi i propozuar është 2,04 denarë.
Në rend dite në seancë gjithsej janë 37 pika, në mesin e të cilave vendosja e bashkëpunimit ndërkomunal midis Qytetot të Shkupit dhe komunat Saraj, Çair dhe Qendër, subvencionimin e ndërmarrjeve publike “Higjiena Komunale” dhe “parqet dhe Gjelbrim”, për menaxhim dhe mirëmbajtjen e varrezave të Qytetit Shkup për vitin 2018, për aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga fusha e bashkëpunimit me shoqatat dhe fondacionet. në fushën e sportit dhe rinisë.