Këshilli i Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë njoftoi se duke vepruar për parashtresën e dorëzuar deri tek ai, ndërsa lidhur me lëndën nr.25/15 të Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup, i njohur në opinion si “Puçi”, më datën 27 të këtij muaji deri te Gjykata Penale dhe deri te Prokuroria Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin prej përmbajtjes së përgjimit joligjor të komunikimeve – Shkup, ka dorëzuar kërkesë për dorëzimin e shkresave për lëndën e theksuar.
“Prokurori publik i kësaj Prokurorie publike jashtë debatit kryesor ka hequr dorë nga përndjekja e të gjithë personave të akuzuar të cilët theksohen në aktgjykimin nr.25/15 të 30.04.2015”, theksohet në kumtesën e Këshillit të prokurorëve publik.
Që atje theksojnë se në nenin 7, paragrafi 3 i Ligjit për prokurorinë publike për përndjekjen e veprave kriminale të cilat lidhen dhe dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve është theksuar se “Prokurori publik do të jetë përgjegjës për veprimet profesionale dhe ligjore gjatë punës së tij para Këshillit të prokurorëve publik”.
“Për shkak të shqyrtimit të veprimeve të ndërmarra nga prokurori publik, i njëjti obligohet t’i dorëzojë shkresat e kërkuara deri te Këshilli i prokurorëve publik sa më parë që është e mundur”, theksohet në kumtesën e sotme të Këshillit.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Mucunski: Maqedonia mbetet e përkushtuar në përprarimin e procesit eurointegrues
- Nafta bie mbi 7%, pas deklaratës së Trump për negociatat me Iranin!
- ’31-vjeçarja hyri në shtëpinë e viktimës dhe e mori peng’: Familjarët flasin për vrasjen në Podujevë
- OKB jep alarmin për klimën dhe paralajmëron: Planeti Tokë jashtë kufijve, një “El Nino” shkatërrues po afrohet!
- VLEN mblidhet sonte për të konkretizuar funksionimin si parti
- (VIDEO) Mickoski: Po të ulnim akcizën e naftës nuk do të përfitonin qytetarët
- Fatmir Limani: Durimtari gjithnjë ngadhnjen
- (VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot jostabil

